KSHZ po kontrollon procesverbalet me dorë, rezultatet përfundimtare jozyrtare në orët e pasditës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve akoma nuk ka dalë me rezultatet preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik. Nëpërmjet një komunikate për media, nga ky komision kanë informuar sot se akoma po pranojnë materialin zgjedhor nga komisionet komunale, njofton Portalb.mk.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor akoma po pranon materialin nga komisionet zgjedhore komunale dhe po i kontrollon me dorë procesverbalet për përmbledhjen dhe konfirmimin e rezultateve nga vendvotimet, si procesverbalet për përmbledhjen dhe konfirmimin e rezultateve nga komunat, që të konfirmohet rezultatet përfundimtare jozyrtare”, kanë informuar nga KSHZ.

Rezultatet përfundimtare jozyrtare KSHZ do t’i publikoj në seancën që do të mbahet në orët e pasdites.

Kujtojmë se, Ueb-faqja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor mbrëmë dhe sot nuk ka funksionuar pas, ashtu siç tha kryetari Oliver Derkovski, sulmit të jashtëm. Hakerët kanë vendosur në këtë faqe me porosinë e “Anonimusit”, pas hakimit të përmbledhësit të lajmeve, Time.mk, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button