Deri më 31 korrik Greqia e vazhdoi ndalesën për banorët e Maqedonisë së Veriut

Greqia e vazhdoi deri më 31 korrik të vitit 2020 kufizimin e përkohshëm të të gjitha lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore me Maqedoninë e Veriut, si dhe ndalesën për hyrje në territorin e Greqisë të personave nga Maqedonia e Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Kufizimet janë “për arsye parandaluese për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja shtesë e koronavirusit në territorin grek për periudhën kohore nga 16 korriku i vitit 2020 deri më 31 korrik të vitit 2020.

Vendimi i nënshkruar nga ministrat e shëndetësisë, transportit dhe infrastrukturës dhe lundrimit, ndërsa ka të bëjë për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, dje u publikua në Gazetën zyrtare të Greqisë, ndërsa sot hyn në fuqi.

Ndalesa nuk ka të bëjë për: shtetasit grek, personat të cilët kanë leje për qëndrim dhe personat të cilët jetojnë në Greqi, si dhe për transport të mallrave, për hyrje të personave për arsye absolutisht të nevojshme, por edhe për transit të automjeteve spitalore nga Kosova përmes Maqedonisë së veriut që hyjnë në Greqi për hospitalizim të pacientëve të cilët i përkasin personelit diplomatik, ushtarak ose administrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEX-it të Kosovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button