Bërns: Jam e kënaqur që qytetarët marrin pjesë në procesin demokratik

Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns shpreh kënaqësi nga pjesëmarrja e qytetarëve në procesin zgjedhor për zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare.

“Jam e kënaqur që qytetarët në këtë vend marrin pjesë në procesin demokratik. Një ekip i Ambasadës së SHBA-së i është bashkangjitur OSBE-së, shoqërisë qytetare dhe vëzhguesve ndërkombëtarë për vëzhgimin e zgjedhjeve, dhe do të jem aty së bashku me ta”, ka shkruar në Tuiterin e saj zyrtar ambasadorja, Bërns, transmeton MIA.

Ambasada e SHBA-së i vëzhgon zgjedhjet me 41 vëzhgues të akredituar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button