Sot në orën 11 protesta për lirimin e Kezharovskit

Gazetarë dhe qytetarë sot në orën 11 para Gjykatës penale në një protestë paqësore do ta shprehin revoltin e tyre për vazhdimin e paraburgimit për gazetarin Kezharovski, paralajmëroi këshilli iniciativ i quajtur “Liri për Tomsillav Kezharovskin”.

Siç theksoi këshilli, duhet të ndërpritet tortura mbi demokracinë në këtë vend, dhe rasti Kezharovski nuk i prek vetëm gazetarët, por gjithë opinionin publik të vendit.

Gazetari Kezharovski tashmë tre ditë bën grevë urie në burgun e Shutkës, në shenjë proteste për mbajtjen e tij në paraburgim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button