State Departament përsërit qëndrimin se mbështet bisedimet për emrin në krye me Nimetz

Në pritje të vizitës së kryeministrit grek, Andonis Samaras në Washington, si dhe refuzimin e tij të ftesës për takim për kontestin me emrin me Maqedoninë, Departamenti shtetëror amerikan pati reagim të shkurtër për çështjen e emrit.

“Ne i mbështesim angazhimet vijuese në Kombet e Bashkuara të kryesuara nga Matthew Nimetz. Shpresojmë se udhëheqësit e Maqedonisë dhe të Greqisë do të gjejnë zgjidhje të pranueshme të kontestit për emrin sa më shpejt në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe sigurisë në rajon”, u përgjigj përfaqësuesi i Departamentit Shtetëror në pyetjen për MIA-n për reagimin për refuzimin e Samarasit për propozimin e Maqedonisë për intensifikimin e bisedave për kontestin rreth emrit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button