‘Financial Times’: Zhernovski do ta rrënojë Portën Triumfale në Shkup

Gazeta britanike “Financial Times” në artikullin e vet kushtuar projektit “Shkupi 2014” shkruan se kryetari i ri i komunës Qendër në Shkup, Andrej Zhernovski planifikon rrënimin e Portës Maqedonia, që është vendosur në hyrje të sheshit, një projekt që ka kushtuar miliona euro. Në këtë shkrim gjithashtu nënvizohet se Zhernovski ka bërë të ditur mundësinë e dislokimit të një pjese të përmendoreve nëpër qytetet e tjera më të vogla.

Gazetarja e këtij shkrimi, Ketrin Houp ka përshkruar sheshin e Shkupit në versionin e saj, duke siguruar deklarata edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe qytetarë të ndryshëm. “Gabimi më i madh i këtij pushteti ka qenë se përse nuk u bënë konsultat me qytetarët, të cilët në fund paguan këtë projekt”, ka theksuar Zhernovski, i zgjedhur në komunën Qendër pas disa raundeve, si kandidat i opozitës maqedonase.  

Ai ka paralajmëruar se do të angazhoj në revizion ndërkombëtar për të shqyrtuar mjetet që u harxhuan për këtë projekt.

Megjithatë demanti për një gjë tç tillë e ka bërë vet Zhernovski duke thënë se ai nuk ka ndërmend ta rrënojë Portën Triumfale dhe se Komuna nuk do të ndërtojë më përmendore të reja.

Nga ana tjetër, kreu i Shkupit, Koce Trajanovski pas tij doli dhe tha se nuk është kompetencë e Komunës Qendër të vendos a do të ketë apo jo përmendore të reja në sheshin e Shkupit por e vetë Qytetit të Shkupit /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button