Prej mesnatës Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore

Sot në mesnatë fillon heshtja zgjedhore e cila do të zgjas deri ora 21 të datës 15 korrik. Gjatë 20 ditëve fushatë për këto zgjedhje të parakohshme parlamentare e cila filloi më 24 qershor, partitë politike dhe koalicionet kanë pasur mundësinë të prezantojnë ofertën e tyre para qytetarëve.

Qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive politike. Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

“Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpresin me të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore”, theksojnë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale si përkujtim për radiodifuzerët

Nga ASHMAA përkujtojnë se sipas Kodit Zgjedhor, për shkeljen e heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi i çfarëdo qoftë informacioni, fotografi, materiale audio dhe audiovizive lidhur me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çfarëdo qoftë forme të raportimit mediatik të cilët në mënyrë të hapur apo të të fshehur në funksion të ndonjë fushate dhe mund të ndikojnë mbi vendimin e votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjektit politik dhe/ose individë të përfshirë në incidente apo parregullsi në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button