Bayerni përsëri mundi Barcën, shkëlqen Shaqa (VIDEO)

Bayern Munchen ka vazhduar serinë e fitoreve kundër Barcelonës. Kësaj radhe, bavarezët mposhtën katalonasit 2:0, në një takim miqësor që u zhvillua në ‘Alianz Arena’.

Golin e parë për ekipin vendas e shënoi kapiteni Philip Lahm në minutën e 14-të, ku mposhti Pinton me kokë, pas asistimit fantastik të mesfushorit francez Franck Ribery. Epërsinë prej dy golave ekipit bavarez ia solli sulmuesi kroat, Mario Manxhukiq tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt së ndeshjes.

Të kujtojmë që në pjesën e dytë të takimit, në lojë u inkuadrua edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili ishte mjaftë aktiv në lojën e gjermanëve dhe morri duartrokitje nga trajneri i tij, Pep Guardiola.

Gjithsesi, duhet theksuar që Barca, përveç argjentinasit Lionel Messit, në këtë ndeshje u paraqit pa futbollistët kryesor të ekipit, për shkak të obligimeve të tyre në Kupën e Konfederatave.

Lajme të ngjashme

Back to top button