77 persona të vdekur në Spanjë, treni del nga shinat

Zyrtaret spanjolle kane thene se se paku 77 persona kane humbur jeten dhe mbi 130 jane lenduar kur nje tren me shpejtesi te larte ka dal nga binaret ne pjesen veri-perendimore te vendit.

Numri i viktimave eshte bere publik mbremjen e se merkures nga shefi i qeverise rajonale te zones ku ka ndodhur aksidenti.

Televizioni publik spanjoll ka transmetuar pamje te se paku kater veturave udhetaresh te kthyera ne nje ane dhe nje veture tjeter e shkaterruar, me tymin qe dilte ne ajer.

Perplasja ka ndodhur ne afersi te stacionit te trenit te Santiago de Compostola, rreth 95 kilometra ne jug te El Ferrol.

Autoritetet thone se ata mendojne qe dalja e trenit nga binaret ka qene me shume aksident se sa rezultat i i nje sulmi terrorist.

Lajme të ngjashme

Back to top button