Patriarku serb në Rusi: Çdo gjë është rrezik në Kosovë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe gjatë vizitës në Rusi tha që pret nga fuqia më e madhe sllave e botës të ndihmojë në zgjidhjen me drejtësi të çështjes së Kosovës, shkruan GazetaJNK.

“Ne varim shpresat tona te Rusia për të na ndihmuar në zgjidhjen  e çështjes së Kosovës”, tha  patriarku Irinej, pas takimit me Sergei Naryshkin-in, kryetarin  e Dumës Ruse, dhomës së ulët të Parlamentit të Rusisë, në Moskë, të martën. 

Patriarku Irinej duke treguar për gjendjen e pakicës serbe në Kosovën e qeverisur nga shqiptarët tha që Serbia është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë.

 “Çdo gjë është në rrezik në Kosovë”, tha kreu i Kishës Ortodokse Serbe, duke shfaqur shpresën se Rusia ka një pasqyrë të qartë në lidhje me zhvillimet në Kosovë. 

Vizita e patriarkut ndodhi tre muaj pasi Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje historike për normalizim marrëdhëniesh në Bruksel.

Serbia thotë që kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Sidoqoftë, numri i shteteve që kanë njohur atë ka mbërritur 101-shin, shkruan GazetaJNK.

Dy të tretat e shteteve anëtare të OKB-së duhet ta njohin Kosovën, për t’u bërë pjesë e kësaj organizate. OKB-ja ka 193 shtete anëtare. 

Pas takimit me Naryshkin-in, Patriarku Irinej do të vizitojë kisha dhe manastire në Rusi dhe vende të shenjta ortodokse në Ukrainë dhe Bellorusi. Vizita e Irinejit do të zgjasë dy javë. 

Bashkë me patriarkët tjerë të Kishës Ortodokse, ai do të marrë pjesë në festimet e shënimit të 1025 vjetorit të konvertimit të rusëve në krishterim.

Lajme të ngjashme

Back to top button