Vajzat e rëmbyera në Tiranë, skllave në Zvicër e Gjermani

Zbardhet historia e dy vajzave kryeqytetase, 21 dhe 17 vjeçe, të trafikuara dhe të shfrytëzuara për disa muaj si prostituta në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa rezultonin të zhdukura në Tiranë.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, vajzat janë mashtruar nga tre persona, të cilët u kanë premtuar punësim në një lokal në Gjermani. Në këtë formë, shtetaset me iniciale B. D. dhe K. Xh. kanë udhëtuar me dëshirën e tyre jashtë Shqipërisë, pa ditur se ç’i priste, transmeton Panorama.

Të dyshuarit e Prokurorisë për Krimet e Rënda si autorë të trafikimit janë Bledar e Shyqyri Stafuka, vëllezër, si dhe Emiljano Tarja. Pak ditë më parë, Apeli për Krimet e Rënda la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tyre nga Shkalla e Parë për akuzat e “trafikimit të të miturve” dhe “trafikimit të femrave”, në bashkëpunim. Në vijim publikohen kallëzimet e vajzave, referuar dosjes së Prokurorisë

Lajme të ngjashme

Back to top button