Ia nisi vala tropikale në Maqedoni

Moti sot do të jetë i nxehtë, me diell dhe qetë. Pasdite do të ketë vranësira lokale.  Temperaturat do të sillen nga 30 deri më 38 gradë celsius.

Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 35 gradë celsius. 

Nga sot Maqedonia hyn në fazën e verdhë, ndërsa prej të hënës, për shkak të temperaturave të larta ka mundësi të shpallet edhe faza e portokalltë, tha ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Pikat mjekësore për kontrollime falas do të vendosen në Shkup, në prag të valës së nxehtë që do ta përfshijë vendin në ditët e ardhshme. 

Nga Drejtoria për çështje hidrometeorologjike se prej sot do të fillojnë të rriten temperaturat, ndërsa prej të hënës priten temperatura edhe deri në 40 gradë Celsius.

Për ju, një muzikë të bukur nga Gotan Project, për ta kaluar më lehtë vapën. Ditë të mbarë! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button