‘Parada e krenarisë’, dhjetëra të plagosur në Budva (VIDEO)

Pjesëmarrësit e Paradës së Krenarisë, që u mbajt dje në Budva të Malit të Zi, janë sulmuar me gurë e shishe. Janë lënduar disa persona ndërsa polici ka pasur 10 herë më shumë se sa pjesëmarrës njofton Al Jazeera.

Paralelisht, kanë vazdhuar përplasjet e policisë me kundërshtarët e paradës së parë të homoseksualëve në Mal të Zi.

Sipas mediave malazeze, derisa në shëtitoren buzë detit po zgjaste parakalimi i pjesëtarëve të grupeve homoseksuale, grupe huliganësh i sulmuan ata me shishe e gurë, duke i sharë e ofenduar. Si rrjedhojë, policia krijoi një kordon mes aktivistëve të grupeve homoseksuale dhe huliganëve, në përpjekje që sulmuesit t’i largonte nga vendi ku po mbahej parada.

Probleme pati edhe para fillimit të Paradës së sotme, sepse pjesëmarrësit e saj u sulmuan edhe para Hotelit Mogren, megjithëse policia parandaloi një konfrontim të drejtpërdrejtë të dy grupeve.

Sipas gazetës podgoricase, Vijesti, një grua godit me gurë edhe ombudspersonin malazez, Sucko Bakovic, ndërsa zëvendësja e tij, Marijana Lakovic, u godit në këmbë.

Raportohet për disa të lënduar në mesin e pjesëmarrësve të paradës, në mesin e të cilëve është edhe zëvendësministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Sabahudin Delic dhe ndihmësja e tij, Blanka Radosevic Marovic.

Lajme të ngjashme

Back to top button