Koalicioni “Tash është koha”: Transparencë të plotë përmes e-prokurimit
Koalicioni parazgjedhor “Tash është koha”, i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë premtuar transparencë të plotë gjatë procesit të tenderimit dhe realizimit të furnizimeve, transmeton Portalb.mk.
“Gjeneralizimi i prokurimit elektronik (e-prokurim) për të siguruar transparencë të plotë, që qytetarët do të jenë në gjendje ta shohin qartë se si shpenzohen taksat e tyre, që nga faza e tenderimit e deri në ekzekutimin përfundimtar të kontratave”, premtojnë nga koalicioni.
Koalicioni sot zhvilloi takim me qytetarët e Tetovës. Ekipin e koalicionit e udhëhoqën dy liderët e koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. Ata premtuan edhe barazi të plotë ndërmjet dy etnive në vend.
“Koncepti jonë dhe platforma programore “Shtet për të gjithë” nënkupton barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë vend”, deklaroi Hysni Ismaili, kandidati për deputet nga koalicioni.