Edi Ramës zhvilloi takim me liderët e Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me kryetarin e VV-së Albin Kurti. Në takim po merr pjesë edhe ministri i punëve të jashtme Gent Cakaj, raporton Ekonomia Online.
Nga ky takim nuk është prononcuar asnjëri. Pas takimit, Rama ka publikuar një video në Facebook, ku tregon se brenda ishte duke u prit nga kryetari i VV-së.
Në këtë video shihet Kurti bashkë me Glauk Konjufcën, derisa përballë tij Rama bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.
Takimi i Ramës erdhi pas aktakuzave nga të speciales ndaj Thaçit e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Ai u takua edhe me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.
Rama të martën do të zhvillojë takimin me kryetarin në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke nisur nga ora 11:00.
Nga ora 12:00 me Behgjet Pacollin e AKR-së, pasaj me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe në orën 13:00 kryeministri shqiptar do të ketë deklarim për medie.