Deri tani vetëm Donçev ka qenë në polici për incizimet, pohoi Çulev

Ministri për punë të brendshme, Naqe Çulev thotë që sipas informative të tij, përveç Den Donçev, deri tani askush nuk ka pranuar ftesë nga policia lidhur me incizimet e publikuara në internet, raporton 360, përcjell Portalb.mk.

Sot u shfaq audio incizim i ri nga biseda me liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Mileski-Kiçeec, kurse në periudhën e kaluar janë publikuar edhe incizime tjera  në të cilat dëgjohet zëri i Mickoskit si dhe “bomba” lidhur me aferën “Reket”, të cilat nuk janë publikuar në tërësi, ndërsa përfundonin me mesazhin që do të dorëzohen në prokurori dhe gjoja në ato dëgjohet zëri i Vice Zaevit dhe Vlladimir Stajiqit, si përfaqësues të Zoran Zaevit.

Duke u përgjigjur në pyetjet gazetarit, lidhur me incizimet që janë publikuar, Çulev thotë që ai nuk mund të intervenojë në lëndët, por i inkurajon kolegët nga MPB-ja ta thërrasin në bisedë secilin për të cilin konsiderojnë që ka nevojë.

“Nëse konstatohet nevoja, MPB edhe në të ardhmen do të veprojë për incizime të publikuara të këtilla, nës e kolegët vlerësojnë që ekzistojnë elemente për të cilat pjesëmarrësit në ngjarjet duhet të thirren në bisedë… Si ministër, unë jam figurë politike dhe nuk guxoj të ndikoj në rrjedhën e hetimeve. Hetimet janë në kuadër të Seksionit për eliminim të krimit të organizuar, i cili është në suaza të Byrosë për siguri publike. Edhe nëpërmjet rrjeteve sociale edhe tani e shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje punonjësve policorë, nëse konsiderojnë që ka nevojë, të thërrasin në bisedë për të zbuluar informata shtesë”, thotë Çulev.

Sa i përket ish drejtorit të Fondit për shëndetësi, Den Donçev, ai lajmëroi që sot ose nesër, raporti nga biseda në komisariat do të dorëzohet në prokurori.

“Është thirrur si funksionar i lartë në Qeveri, ka qenë drejtor ekzekutiv me qëllim të jep të dhëna dhe informata lidhur me incizimet e publikuara ku shihet se si merr mjete financiare. Kolegët kanë biseduar rreth 40 minuta. Ai ka qenë i shoqëruar nga  avokati dhe në bazë të informatave të fituara po hartohet dokument zyrtar, raport i cili gjatë ditës së sotme ose nesër duhet të dërgohet në prokurorinë publike”, ka thënë Çulev duke shtuar që për hapat e ardhshëm do të presin udhëzime nga prokuroria.

Donçev në deklaratë me shkrim e demanton kontekstin në të cilin futet ai, lidhur me rastin me “Dijamed” dhe i mohoi të gjitha insinuatat dhe manipulimet të cilat, siç thotë, janë me qëllim të degradimit të tij politik.

Ai thekson që është evidente pasi incizimet nuk janë të plota dhe janë nxjerr prej kontekstit me qëllim që në opinion të krijohet narrativ i caktuar dhe në demantin e shkruar e shpjegon secilin incizim veçmas. Për video-incizimin thotë që është me datë më të vjetër dhe me karakter privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button