Mickoski nuk u paraqit në bisedë informative në stacion policor, dërgoi avokatin e tij

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot nuk është paraqitur në bisedë informative në stacionin policor Qendër. Në stacionin policor është paraqitur përfaqësuesi juridik i Mickoskit, kanë thënë për MIA-n nga MPB.

Mickoski është ftuar në bisedë informative nga MPB, në lidhje me rastin kur ai u gjet nga ana e inspektorëve ulur brenda një taverne në Debar Maalo, megjithëse ishte e ndaluar për shkak të përhapjes së Kovid 19.

Mbrëmjen e 3 qershorit, Inspektorati Shtetëror i Tregut ishte penguar që të bëjë kontroll në një objekt hotelierik në rrugën “Boemska”.

Derisa inspektorët kishin pritur që të hynë, nga objekti kishte dalë kryetari i  VMRO – DPMNE-së.

Mickoski ka pranuar se mbrëmë së bashku me dy miqtë e tij kanë qenë brenda në një restorant në “Debar Mallo”. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook,duke u sqaruar rreth situatës së krijuar, ka thënë se nuk ishte i informuar për protokollet  dhe se është përgatitur të paguajë gjobë për këtë,.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button