Janë publikuar rregullat e reja që do të zbatohen në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Udhëtarët do të duhet të arrijnë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit të tyre, të mbajnë maska mbrojtëse vazhdimisht, të mbajnë distancë fizike dhe shkallë të lartë të higjienës personale, janë një pjesë e rregullave të reja për udhëtim në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup dhe Aeroportit Shën Apostul Pali – Ohër, të cilat fillojnë me fluturime për udhëtarë prej datës 1 korrik, pas mbylljes së tyre me 19 dhe 16 mars të këtij viti si pjesë e masave për pengimin e hyrjes dhe përhapjes së Kovid 19, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Alper Ersoj në deklaratën me shkrim thotë se në periudhën pas mbylljes së aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit me vendimin e Qeverisë, e me qëllim që të pengohet përhapja e Kovid 19 në vend, intensivisht janë përgatitur për hapjen e sërishme të dy aeroporteve.

“Ajo që është më me rëndësi për udhëtarët është të arrijnë në aeroporte tre orë para fluturimit të tyre, të vendosin maskë mbrojtëse para se të hyjnë në ndërtesën e terminaleve, t’i dezifenktojnë këpucët dhe duart në hyrjen e ndërteses dhe vazhdimisht të mbajnë distancë fizike.Gjatë Largimit (Departures), hyrja e vetme e hapur për udhëtarët në ndërtesën e terminaleve do të jetë hyrja “Departures C”, me ç’rast para hyrjes secili udhëtar do të duhet të vendos masë mbrojtëse, t’ua tregojë biletën e aeroplanit (të shtypur ose në telefon) agjentëve tanë për siguri dhe pastaj të kalojë përmes dyshemesë për dezinfektim të këpucëve, e pastaj edhe t’i dezinfektojë duart në dispanzerët pakontakt për dezinfektim të duarve, të vendosura në vet hyrjen e ndërtesës”, thotë Ersoj, njofton MIA..

Gjatë daljes nga ndërtesa e aeroportit, para hyrjes në koridor, urës për udhëtar e pastaj në aeroplan, udhëtarët prap do të duhet t’i dezinfektojnë duart, për çka dhe në ato vende TAV Maqedoni ka vendosur dispanzer për dezinfektimin e duarve.

Lidhur me orarin e fluturimeve, i cili nuk varet vetëm nga vendimi i Qeverisë për rihapjen e aeroporteve për udhëtime për udhëtarë, por edhe nga vendimet e aviokompanive, si dhe vendet në destinacionet e të cilave fluturohej nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti Shën Apostul Pali – Ohër, para krizës me koronavirusin TAV Maqedoni i udhëzon të gjithë udhëtarët që t’i ndjekin ueb-faqet e dy aeroporteve, ku do të publikohen oraret më të reja të fluturimit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme vendosi që prej 1 korrikut të hapen edhe aeroportet e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button