Filipçe: Komisioni sot do të diskutojë për hapjen e kufijve pa kufizime

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për media të mbajtur të hënën, paralajmëroi se Komisionin për Sëmundje Infektive sot do të vazhdojë diskutimet për  mundësinë për hapjen e plotë të kufijve pa kushtet aktuale, gjegjësisht testi i detyrueshëm PSR dhe vetizolimi, pas së cilës do të merret vendimi adekuat, transmeton Portalb.mk.

”Analiza jonë, por edhe ajo e numrit të rasteve dhe situata në vendet e rajonit dhe informacionet që janë marra nga komunikimi me ministrat e Shëndetësisë tregon se i gjithë rajoni është në kushte të të njëjtit rrezik epidemiologjik. Kjo ishte tema e diskutimit në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive dhe do të vazhdojë edhe sot dhe nesër, pas së cilës do të marrim një vendim adekuat. Edhe sot do të flasim me kolegë nga Ministritë e Shëndetësisë të fqinjëve për të na treguar për informacionet më të reja, numrin e rasteve, situatën, mënyrën e transmetimit. Sidoqoftë, mendoj se për këtë çështje duhet të kemi një qasje rajonale”, tha Filipçe.

Po ashtu, Komisioni ka marrë vendim që të hapen kazinot, të funksionon transporti publik në Tetovë, ndërsa në fund të javës, me protokolle strikte të hapen klubet e fitnesit.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut më 17 qershori hapi të gjitha kufijtë në vend, por me zbatimin e masave aktive. Përkatësisht, vendi lejon hyrjen e qytetarëve të RMV-së dhe të huajve me qëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm në vend, me kusht që të kenë test të vlefshëm PCR (të bërë nga hunda dhe fyti), jo më i vjetër se 72 orë nga data e lëshimit të testit. Ata më pas marrin një Urdhër dhe plotësojnë një deklaratë të vetë-izolimit shtëpiak prej 14 ditësh.

Personat që kalojnë transit nga Maqedonia e Veriut, apo turistët, obligohen që të largohen nga vendi brenda 5 orëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button