RMV, të huajt të cilët vetëm kalojnë transit, nëse e humbin deklaratën për hyrje, do të mbeten 14 ditë në karantinë

Për të huajt që vetëm kalojnë transit nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut, autoritetet japin gjithsej 5 orë kohë për të arritur nga një vendkalim kufitar dhe të largohen nga vendi në një vendkalim tjetër kufitar, pavarësisht nga turmat që do të krijohen kur Greqia do të hap kufijtë e saj më 1 korrik. Zakonisht, shumica e qytetarëve të cilët kalojnë nëpër vend gjatë verës janë të Serbisë.

Sidoqoftë, ata nuk guxojnë të humbasin deklaratën që do ta japin dhe nënshkruajnë në “Tabanovce”, për shembull, sepse nuk do të mund të largohen nga “Bogorodica” në Greqi.

“Sipas protokollit të përgatitur nga Komisioni për sëmundje infektive në Ministrinë e shëndetësisë dhe Ministrinë e punëve të jashtme, të huajt që kalojnë transit nëpër vendin tonë, janë të detyruar të hyjnë në një vendkalim kufitar dhe të dalin në një vendkalim tjetër kufitar brenda pesë orësh. Për më tepër, në hyrje ata duhet të plotësojnë një deklaratë, të cilën e dorëzojnë në dalje nga vendi. Qytetarët transit të huaj kanë të drejtë të përdorin shërbimet e stacioneve të benzinës në rrugën e tyre, por me respektim të detyrueshëm të të gjitha protokolleve në mënyrë që të parandalojnë he përhapjen e KOVID-19”, thonë nga Ministria për punë të brendshme për SDK.

Problemi është nëse humbet deklarata.

“Mosrespektimi i Protokollit, përkatësisht humbja e deklaratës ose mosrespektimi i rutës mund të rezultojë që personat, të cilët kalojnë nëpër territorin e RMV-së të dërgohen në karantinë shtetërore, për të kontrolluar shëndetin e tyre. Gjithashtu theksojmë se qytetarëve të huaj, të cilët do të kalojnë transit nëpër territorin e RMV-së, nuk do t’ju kërkohet të kenë provë të vlefshme PCR”, paralajmëron policia.

MPB sqaron se të huajt, shumica e të cilëve janë serbë, të cilët vetëm do të kalojnë transit nëpër Maqedoni, do të kenë të drejtë të ndalen në vendpushimet në autostradë ose në pikat e karburantit, por nuk duhet të largohen nga autostrada nëpër të cilën kanë nënshkruan deklaratë se do të udhëtojnë . Ka të ngjarë që do të ketë pika kontrolli që ku ata do të mund të dalin nga autostrada, për shembull në Kumanovë, Shkup, Veles, Negotinë, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe kudo ku është e mundur.

Nëse ndalen të pushojnë ose të mbushin karburant, ata do të duhet të zbatojnë masat e mbrojtjes nga  pandemia e koronavirusit që vlejnë këtu për të gjithë qytetarët tanë, e ajo është të mbajnë maska ​​mbrojtëse dhe ndalim për grupim në më shumë se dy persona, përveç nëse janë anëtarë të së njëjtës familje dhe duke mbajtur distancë prej 1.5m deri në dy metra.

Nga sot, 17 qershor, janë hapur të gjitha vendkalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të destinuara për trafik ndërkufitar ndërkombëtar dhe kushtet për hyrje dhe dalje të shtetasve tanë dhe të huaj janë të pandryshuara. Është marrë vendimi me sa vijon:

Shtetasit e Maqedonisë mund të dalin pa pengesa nga Maqedonia, me ç’rast në vendkalimin kufitar do të duhet të plotësojnë një deklaratë ku deklarojnë se RMV-ja për shkak të situatës së krijuar me KOVID-19 nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ata me kohë për kthimin e tyre; Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lejohet hyrja e qytetarëve të RMV-së dhe të huajve me qëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm në vend, me kusht që të kenë test të vlefshëm PCR (të bërë nga hunda dhe fyti), jo më i vjetër se 72 orë nga data e lëshimit të testit. . Ata më pas marrin një Urdhër dhe plotësojnë një deklaratë të vetë-izolimit shtëpiak prej 14 ditësh.

Pas hyrjes në Maqedoni, shtetasit tanë dhe të huajt me vendbanim të rregulluar të përkohshëm dhe të përhershëm, të cilët nuk kanë një provë kovid, dërgohen në karantinë të detyrueshme shtetërore për një periudhë prej 14 ditësh. Kjo bëhet me transport të organizuar dhe përcjellje policore dhe drejtohen në një prej objekteve të përcaktuara më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button