Shkupjanët shkojnë në Veles të testohen për testin korona sepse nuk presin

Dy ditët e kaluara dhe sot, disa banorë të Shkupit, udhëtojnë deri në Veles për t’u testuar për virusin korona. Ashtu kishte qenë edhe javën e kaluar, kur banorë të Shkupit kishin ardhur në pikën e Qendrës për shëndet Publik në Veles. Kështu ishte sot në mëngjes në pikën në ish-shkollës “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot”, afër stacionit të autobusëve dhe Byrosë për punësim, kur në orën 10 erdhi ekipi për të marrë strisho, shkruan SDK. Ata i kryen të gjitha obligimet për rreth 20 minuta, me ç’rast u testuan personat që ishin dërguan në “Terminin tim” përmes mjekut amë.

“Ngeca në Veles më tepër se një orë derisa e gjeta pikën e kontrollit. Isha në spital, nuk ishte aty, isha në Institutin e higjienës, nuk ishte aty, a ata më dërguan këtu, pastaj jo këtu rrugë me një-kah e nuk guxoj, në vend tjetër nuk guxoj, mezi ia dola ta gjej vendin. Nuk është në rregull që megjithëse se ka aq shumë institucione shëndetësore në Shkup të na dërgojnë në Veles”, tha një banor i Shkupit, i cili u prezantua si banor i lagjes Aerodrom.

Të tjerët gjithashtu reaguan për faktin se askush nuk u kishte shpjeguar se ku gjendej pika e kontrollit, kështu që ata kaluan më shumë kohë në Veles sesa për të mbërri në qytet. Përveç banorëve të Shkupit, kishte edhe banorë të Sveti Nikollës dhe disa njerëz nga Velesi. Por të gjithë, pa përjashtim, reagojnë ndaj objektit ku merret strisho.

“Nuk e di si kanë vendosur që të marrin strisho në një ndërtesë të braktisur dhe të shkretë, nuk është një institucion shëndetësor. Veç kësaj edhe higjiena brenda nuk është më e mira, kështu që më shumë kishim frikë nga kushtet se sa do të jemi pozitivë”, thanë dy gra nga Kisella Voda e Shkupit.

Një burrë nga Shkupi, nga ana tjetër, tha se ai vetë kishte aplikuar që të vinte në Veles për të strisho.

“Në Shkup janë mbushur të gjithë terminët te mjeku amë, kështu që kur më thanë të nëse doja të vi në Veles, unë pranova. Nëse është e nevojshme, unë do të shkoj në Ohër, kur bëhet fjalë për shëndetin tim”, tha një banor i ri i Shkupit.

Pas marrjes së strishove, një punonjës i NSHP “Derven” e dezinfektoi hapësirën brenda dhe jashtë ndërtesës, ku u testuan njerëzit.

Dje, pyetëm në Institutin e Shëndetit Publik përse banorët e Shkupit janë të detyruar të udhëtojnë në Veles për t’u testuar për KOVID-19, ata thanë që nuk kanë informacion të tillë, por më vonë do ta përcjellin atë. Deri më tani, nuk kemi marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button