A e lufton vitamina koronavirusin? Çfarë duhet të dini

Kohët e fundit, në rrjetet sociale vitamina D po trumbetohet si një kurë mrekullie kundër COVID-19, duke i shtyrë kështu njerëzit të marrin doza të pankontrolluara të kësaj vitamine, shkruan AgroWeb.

E vërteta është se në këtë pretendim, pra që vitamina D kuron COVID-19, nuk ka asnjë të vërtetë.

Përkundrazi, përdorimi  i tepruar dhe i pakontrolluar i kësaj vitamine mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

COVID-19 dhe Ekzagjerimi Me Vitaminën D

Marrja e dozave të tepërta të kësaj vitamine mund të shkaktojë një grumbullim toksik të kalçiumit në gjak, duke shkaktuar konfuzion, mungesë orientimi, probleme me rrahjet e zemrës, dhimbje kockash, dëmtim të veshkave dhe shfaqje e gurëve të veshkave.

Faktet e vërtetuara shkencore tregojnë se doza e rekomanduar ditore e vitaminës D për çdo njeri mbi moshën 4 vjeç është 400- 600 njësi në ditë. Këto janë vlerat e rekomanduara në vende si Shtetet e Bashkuara apo Mbretëria e Bashkuar por në vende të ndryshme të botës kjo sasi varion nga 400 deri në 800 njësi në ditë.

Sidoqoftë përdorimi i vazhdueshëm, i pandërprerë dhe i gjatë në kohë i kësaj vitamine është tepër i rrezikshëm.

Rreziku qëndron në shtimin e gjasave të shfaqjes së kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, frakturave deri edhe tek vdekja e parakohshme.

Pavarësisht këtij rreziku, ka akoma njerëz që besojnë teoritë e tilla dhe kërkojnë në internet nëse mund të marrin deri në 60,000 njësi vitaminë D në javë.

Ekspertët e fushës, insistojnë se deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë që dozat e larta të vitaminës D mund ta mbrojnë njeriun nga COVID-19.

Fama e Dëmshme e Vitaminës D në Internet

Të gjitha lajmet mbi vlerat e supozuara të dozave të larta të vitaminës D, nisën bashkë me fillimin e një studimi mbi krahasimin e niveleve të lejuara të kësaj vitamine në vende të ndryshme dhe shifrave të rasteve të infeksioneve me COVID-19.

Sipas studimit, vendet ku popullata merrte më pak vitaminë D, kishin regjistruar edhe shifra më të larta të vdekjeve nga COVID-19.

Megjithatë, nga të gjithë njerëzit e botës ata që janë të rrezikuar nga mungesat e vitaminës D janë njësoj të rrezikuar nga vdekja prej COVID-19.

Ata që vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine, janë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, të moshuarit ose ata me lëkurë me ngjyrë.

Lëkura me pigment të errët e ka më të vështirë të përthithë vitaminën D nga dielli. Nga ana tjetër, me kalimin e moshës, trupi e ka më të vështirë ta përthithë dhe ta përpunojë vitaminën duke shkaktuar mungesa serioze.

Koronavirusi ka prekur ndjeshëm të dy kategoritë, dhe veçanërisht njerëzit me ngjyrë.

Por kjo nuk do të thotë se marrja e dozave të tepruara të kësaj vitamine do të shërbejë si mburojë kundër COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button