Shqipëri, 57 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar 57 raste të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 1.521, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar dhe rastet e reja janë regjistruar në Tiranë, Krujë, Vlorë, Shkodër, Lushnje, Pukë, Durrës dhe Fier, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas institucioneve shëndetësore, janë shëruar edhe 5 persona duke e rritur numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 1.044 dhe 36 persona kanë ndërruar jetë. Aktualisht 441 persona janë aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga vetë bizneset dhe qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik dhe higjienës personale”, ka theksuar ministria.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 20.494 testime dhe sipas institucioneve shëndetësore vazhdon puna e epidemiologëve në terren për gjurmimin e rasteve.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore që është në fuqi deri më 23 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button