Rusi, ka arritur në rreth 530 mijë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në shifrën 528.694 ndërsa numri i vdekjeve në 6.948, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit nga COVID-19 janë prekur 8.835 persona duke e rritur në 528.964 numrin e rasteve.

Me 119 vdekje të reja në 24 orët e fundit shkon në 6.948 numri i viktimave ndërsa me 5.409 shërime arrin në 280.050 numri i personave të shëruar.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar se ka mbetur në 1.7 për qind ndërkohë që tek 36.2 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, ku masat në luftën kundër pandemisë janë liruar, numri i rasteve në 24 orët e fundit me 1.477 raste të reja është rritur në 205.905 numri i rasteve ndërsa me 50 vdekje u rrit në 3.281 numri i viktimave.

– Rreth 15 milionë teste

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se rreth 316 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se numri i testeve të kryera deri më sot ka arritur në 14.8 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në normat e rritjes së pandemisë. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq që nga 9 qershori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button