RMV, 217 persona në izolim, 854 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 217 personave u janë dhënë vendime për izolim ndërsa 63 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Nga nëpunësit policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast është konstatuar se tre persona nuk e kanë respektuar masën për izolim.

Gjithashtu, lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 845 kundërvajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button