RMV, Qeveria miratoi propozimin për themelimin e dy shkollave fillore

Në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që u mbajt të shtunën, u vendos për themelimin e dy shkollave fillore, njëra në fshatin Krushopket  të Komunës së Sarajit dhe tjetra në fshatin Buzallakovë të komunës së Velesit, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e miratoi propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe dha mendim pozitiv për themelimin e dy subjekteve juridike, respektivisht shkollave fillore komunale, pas kërkesave të parashtruara paraprake nga Komuna e Sarajit dhe Komuna e Velesit”, deklaroi Arbër Ademi, ministri i Arsimit në RMV.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për Shkollën Fillore Komunale “Përparimi” në Krushopek dhe për Shkollën Fillore Komunale “Liria” në Buzallakovë.

Edhe pse ky vendim nuk është përfshirë në komunikatën e Qeverisë, që është lëshuar pas seancës së mbrëshme, ku janë dhënë detaje mbi vendimet që janë miratuar në të, zëdhënësi qeveritar, Muhamet Hoxha konfirmoi për Portalb.mk se ky propozim është miratuar mbrëmë nga ana e Qeverisë.

“Propozimi për dy shkollat ka ka kaluar mbrëmë në seancën e Qeverisë. Bëhet fjalë për shkollën në fshatin Krushopek dhe në Buzallakovë”, deklaroi Hoxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button