“Shpërthen” kurba e COVID-19 në Shqipëri, 48 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 270 testime dhe janë konfirmuar 48 raste të reja me COVID-19. Në total në të gjithë vendin janë 1464 pacientë të infektuar, transmeton OraNews.

Viktima – Fatkeqësisht këtë të shtunë është shënuar dhe 1 viktimë tjetër duke e çuar në 36 numrin e personave që kanë humbur betejën me COVID-19.

Raste aktive – Ndër to, 389 persona janë aktivë me COVID kryesisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës, Durrësit Kamzës.

Të shëruar – “Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar. Numri total i të shëruarve është 1039. Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar” – njofton Ministria e Shëndetësisë.

Që pas letësimit të masave izoluese në vend është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.

Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm  për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button