RMV, Qeveria do të pranojë aktgjykimin e Strasburgit që e fituan qytetarët e saj për ngrohjen qendrore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit vendosi që most ë ankohet në lidhje me gjykimin e Strasburgit, ku disa qytetarë të saj e kanë fituar rastin në lidhje me shkyçjen nga sistemi i ngrohjes, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mundësinë për të dërguar ankesë për lëndën Strezovski kundër Maqedonisë së Veriut dhe 7 tjerë, dhe solli përfundim që mos të dorëzojë kërkesë për ankesë për gjykimin para Këshillit të madh gjyqësor të Gjykatës evropianë për të drejtat e njeriut (GjEDNj)”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria kështu njoftoi se ka pranuar aktgjykimin e Strazburgut në lëndën që e ngritën tetë qytetarë të vendit për t’u ankuar ndaj detyrimit për të paguar ngrohjen qendror për furnizuesin privat, përkundër asaj se ishin shkyçur.

Ndryshe, në seancën e 65-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos vazhdimi i masës për lirimin nga puna për nënat që kanë fëmijë të moshës nën 10 vjeç, ose në klasën e katërt. Gjithashtu Qeveria vendosi që qendrat tregtare të punojnë deri në ora 22:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button