Policia arrestoi një qytetar në rrugën Hasanbeg-Haraçinë, te i cili u gjetën armë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se sot në mesditë ka arrestuar një qytetar nga Hasanbegu, te i cili janë gjetur automatik dhe pistoletë, transmeton Portalb.mk.

Sot rreth orës 13:00 në rrugën “M.A. Çento”, në rrugën për në fshatin Haraçinë, punonjësit policorë kanë arrestuar 30 vjeçarin D.F. nga fshati Hasanbeg, i cili kishte jelek mbrojtës dhe armë, raportojnë nga MPB-ja.

Policia raportoi gjithashtu se i arrestuari ishte së bashku me një zyrtar policor i cili nuk ishte në punë. Gjithashtu policia sqaroi se në momentin kur është kontrolluar vetura e tij e parkuar Seat Ibiza, në atë janë gjetur automatik me municion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button