Prej nesër Maqedonia në fazën e verdhë të nxehtësisë

Prej nesër Maqedonia hyn në fazën e verdhë, ndërsa prej të hënës, për shkak të temperaturave të larta ka mundësi të shpallet edhe faza e portokalltë, tha ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov në konferencën e sotme për shtyp ku u paralajmëruan pikat mjekësore në Shkup.

Pikat mjekësore për kontrollime falas do të vendosen në Shkup, në prag të valës së nxehtë që do ta përfshijë vendin në ditët e ardhshme. Në këto pika kontrollimet do të bëhen prej orës 18 deri në orën 21.

Qytetarët do të mund të informohen se si të mbrohen nga temperaturat e larta, do të marrin rekomandime për jetë të shëndoshë dhe do të mund ta matin shtypjen e gjakut. Do të ndahen edhe broshura me rekomandime për mbrojtje nga vala e nxehtësisë. 

Nga Ministria për shëndetësi njoftojnë se do të ketë një pikë statike në Parkun e Qytetit dhe dy pika mobile që do të qarkullojnë nëpër komunat e Shkupit. 

Nga Drejtoria për çështje hidrometeorologjike se prej sot do të fillojnë të rriten temperaturat, ndërsa prej të hënës priten temperatura edhe deri në 40 gradë Celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button