Veliçkovski inicion të formohet klub për përkrahjen e eurointegrimeve të Maqedonisë

Kryetari i Partisë Liberale dhe deputet në Kuvend, Ivon Veliçkovski, sot mori iniciativë për formimin e Klubit të deputetëve për përkrahjen e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

“Një ndër prioritetet me konsensus dhe qëllim strategjik i Maqedonisë është integrimi euroatlantik. E ndajmë këtë kënaqësi që integrimet e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, janë qëllimi promovues i të gjitha partive parlamentare dhe ekipeve parlamentare, dhe në këtë mënyrë e shprehim vullnetin e shumicës së qytetarëve që ta shohin vendin në vendet – anëtare të Unionit dhe Aleancës”, thuhet në iniciativën e Veliçkovskit.

Veliçkovski në iniciativë, më tej thotë se “këto pyetje kërkojnë jo vetëm administrim, por edhe proces që padyshim do ta shpreh përqendrimin politik të deputetëve ndaj integrimeve dhe pajtimit dhe ndërtimit të konsensusit për këtë çështje, e gjithë kjo me qëllim që sa më shpejtë vendi të integrohet në BE dhe NATO, inicioj të formohet një Klub të deputetëve për përkrahje të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe ju bëj thirrje që t’i bashkoheni” thuhet në iniciativën e tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button