Banorët mund të regjistrojnë pronën e tyre edhe në Rostushë
Në ambientet e pushtetit vendor të Mavrovë-Rostushë, në fshatin Rostushë nisi me punë zyra për dhënien e pronësisë.
Kryetari i kësaj komune, Mukrem Mehmedi deklaroi se me kështu banorët e kësaj komune do të kursejnë para dhe kohë pasi këtu nuk do të ketë më turma të mëdha njerëzish për nxjerrjen e dokumentacionit përkatës.
“Shumë lehtë dhe më shpejtë banorët tanë do të kenë në dorë dhënien e pronësisë vetëm mos udhëtojnë pesëdhjetë kilometra deri në Gostivar siç ishte praktikë deri tani” tha Mehmedi.
Drejtori i Agjencionit për Kadastër dhe patundshmëri, Sllave Trpevski, deklaroi se projekti i kadastrës elektronike implementohet me sukses në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë.