Shpallje për nëntë pompa të reja të benzinës përgjatë Korridirit 10

Në nëntë lokacione përgjatë Korridorit 10 do të ndërtohen pompa të benzinës dhe qendra shërbyese. Për këtë qëllim, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve publikoi shpallje për tëhuajësim të tokës së pandërtuar shtetërore në komunat e Velesit, Shtipit, Sveti Nikollës, Demir Kapisë, Gradskos dhe Rosomanit.

Bëhet fjalë për dy lokacione në komunën e Velesit, nga të cilat njëra është në rrugën magjistrale M-1 dhe është me sipërfaqe të përgjithshme prej 39.840 metra katrorë, ndërsa e dyta është në rrugën rajonale dhe është me sipërfaqe prej 49.271 metra katrorë. Do të tëhuajësohen edhe dy lokacione në komunën e Sveti Nikollës, njëra me sipërfaqe prej 41.094 metra katrorë dhe tjetra me 58.820 metra katrorë. Në shitje është edhe një lokacion në Demir Kapi, me sipërfaqe prej 21.591 metra katrorë, një lokacion në Gradsko, me sipërfaqe prej 27.928 metra katrorë dhe një lokacion në komunën e Rosomanit, me sipërfaqe prej 38.054 metra katrorë.

“Të gjitha këto shpallje kanë dalë bashkarisht dhe do të përfundojnë më së voni më 27 gusht të këtij viti. Shpalljet do t’u dërgohen edhe promotorëve tanë ekonomikë, që të mund t’i animojnë edhe operatorët e huaj të pompave të benzinës të vijnë në Republikën e Maqedonisë, për shkak se bëhet fjalë për lokacione atraktive”, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai paralajmëroi se për një afat të shkurtër kohor do të ketë shpallje edhe për dy lokacione në komunat e Prilepit dhe të Vevçanit, ndërsa në fazën përfundimtare janë edhe katër lokacione për pompa të benzinës në Pehçevë, Kavadar, Prilep dhe Vallandovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button