Bllokohet lustrimi – publikohen dosjet e viktimave?

Seanca e Komisionit për verifikimin e fakteve, ku në agjendë ishte publikimi i dosjeve të viktimave, është ndërprerë, njofton televizioni NOVA.

Anëtari i Komisionit për lustrim, Çedo Damjanovski, ka lëshuar seancën e sotshme në shenjë proteste për shkak se anëtarët e tjerë kanë dëshiruar t’i publikojnë dosjet e viktimave.

Me këtë, siç thotë Damjanovski për TV Nova, bëhet shkelje e ligjit. Sipas tij, vendimi është në kundërshtim me ligjin dhe e kundërshton Ligjin me të cilin rregullohet publikimi i bashkëpunimit me organet e shërbimit sekret.

Në nenin 34, paragrafi 5, thuhet:

“Atje ku përmbajtja e dokumenteve mund të shkaktojë shkelje serioze të interesave dhe të të drejtave të palës së tretë, emrat e të cilëve përmenden në dokumente dhe gjatë kësaj nuk ka ndonjë përlqim me shkrim nga ata ose nga pasardhësit e tyre, do të kopjohen dokumentet pa të dhëna për palën e tretë”.

Pa Damjanovskin, vendimi për publikimin e dosjeve të viktimave, nuk do të mund të nxirret në votim.

Lajme të ngjashme

Back to top button