I mituri tenton të vetëvritet pasi me shokun dhunon fëmijën 8 vjeçar

Dy të mitur nga Vinica e kanë keqtrajtuar seksualisht një fëmijë 8 vjeçar, e kur kanë kuptuar për këtë prindërit e tyre, njëri prej tyre është munduar të bëjë vetëvrasje. Rastin e ka paraqitur prindi i fëmijës së keqtrajtuar mbrëmë rreth orës 19 në Stacionin policor në Vinicë.

Sipas MPB-së, dy të miturm njëri i moshë 13 vjeçare e tjetri i moshës 12 vjeçare, dje rreth orës 16 në afërsi të vendit të quajtur “Plepi i egër” në Vinicë, seksualisht e kanë keqtrajtuar një fëmijë. Dëna e djalit të keqtrajtuar ka shkuar të bisedojë me babain e njërit prej djemve, e ai është frikësuar dhe ka prië 50 tablete “Eutiroks”. I mituri që ka tentuar të bëjë vetëvrasje gjendet për shërim në Qendrën Klinike në Shkup. Policia punon në zbardhjen e rastit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button