Ky është ekipi që do ta kryejë transplantimin e parë të zemrës në RMV

Ministria e Shëndetësisë informon se Kardiokirurgu prof. dr. Alesandar Nikoliq nga Spitali Klinik “Axhibadem Sistina” dhe shefi i Repartit për Anestezion dr. Dimçe Sllaveski, specialist për anesteziologji dhe reanimatologji nga “Axhibadem Sistina” do të jenë pjesë e ekipit të mjekëve kardiokirurg dhe anesteziologë të cilët do ta bëjnë transplantimin e parë të zemrës në Maqedoninë e Veriut, i cili do të kryhet sonte në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike, njofton Portalb.mk.

“Transplantimin e parë të zemrës në vend do ta bëjnë një ekip i përzier i kardiokirurgëve, ekspertëve nga institucionet shëndetësore në mesin e të cilëve edhe prof. dr. Sashko Jovev nga Kardiokirurgjia Shtetërore dhe dr. Zhan Mitrev nga “Klinika Zhan Mitrev”. Bëhet fjalë për intervenim të rëndë dhe të rrezikshëm, që deri më tani nuk është bërë në Maqedoni, dhe për këtë ky është një hap i madh në shëndetësinë e RMV-së. Në ekip është edhe dr. Maja Mojsova, anesteziolog”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë informoi se po bëhen përgatitjet e ekipeve. Donator i zemrës është një paciente e vdekur, familja e të cilës është pajtuar që tjetër kush ta marrë zemrën e pacientit i cili gjatë kohë pret donator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button