Bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin korona në Itali

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 32.616, me 130 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të Mbrojtjes Civile të Italisë mbi pandeminë e cila tashmë tre muaj është e pranishme në vend, rastet aktive kanë rënë me 1.638 dhe tani vendi ka 59.322 të infektuar aktivë që presin shërimin.

Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 228.658.

Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 136.720, pasi në 24 orët e fundit 2.160 pacientë të tjerë e kanë mposhtur sëmundjen.

Vendi gjithashtu vazhdoi të regjistrojë rënie në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 640 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi ka rënë në 595.

Deri më tani, në Itali janë kryer 3.318.778 teste.

Në Lombardi, rajonin më të prekur në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 57 të vdekur nga COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button