Edi Rama më në fund do të paraqesë strukturën e Qeverisë së re shqiptare

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pritet që të bëjë publike mesditën e sotme strukturën e qeverisjes së re. Në një postim në “Twitter” Rama shrkuan: “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re. 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me aleatin e tij kryesor, LSI-në si dhe forcave të tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane,do të bashkëqeverisin vendin për rreth katër vite. 

Në konferencën për shtyp pritet me interes ndarja e portofolave ministrore, mes PS dhe aleatëve, ndërkohë që Rama ka shpallur që në krye të herës, ndarjen e postit ministror nga mandati i deputetit. 

Në bazë të marrëveshjes PS-LSI, pas zgjedhjeve të qershorit, dy aleatët Edi Rama dhe Ilir Meta bënë publike postet që do të mbajnë përkatësisht Rama-kryeministër dhe Meta-kryetar Kuvendi, ndërkohë për herë të parë u ngrit një grup pune  kryesuar nga Ilir Beqja (PS)  dhe Edmond Haxhinasto (LSI) për hartimin e programit të përbashkët qeverisës.

Lajme të ngjashme

Back to top button