Agimi i Artë copëtoi Maqedoninë dhe Shqipërinë
Një hartë e partisë ultranacionaliste greke “Agimi i Artë”, ku Republika e Maqedonisë shihet e ndarë dhe e coptuar në disa shtete qarkullon nëpër portalet maqedonase.
Në hartë shihet ndarja e vendit, ku pjesa më e madhe i takon Greqisë, një pjesë Serbisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Harta është nxjerrë edhe në një miting të kësaj partie të mbajtur ditëve të fundit nëpër rrugët e Athinës dhe Selanikut, ku sipas tyre në qendër të vëmendjes është Maqedonia.
Mediat maqedonase theksojnë se veprimet dhe politika kontraverse e partisë naziste greke “Agimi i artë” po vazhdon të shokojë opinionin e gjerë.