Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar kryesisht nga drejtimi verior e cila përkohësisht do të përforcohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 15 gradë Celsius,  ndërsa temperatura e ditës do të  arrijë deri 24 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri në erë  të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bjerë deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.
Në ditët në vijim  moti do të jetë i qëndrueshëm, i thatë dhe më i ngrohtë. Në orët e pasdites është e mundur edhe paraqitje e izoluar e shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button