RMV, Së shpejti subvencione për biçikleta dhe monopatina elektrike

Qyteti i Shkupit së shpejti do të shpallë thirrje për subvencione për biçikleta dhe monopatina elektrike për vitin 2020. Risi këtë vit, siç njofton Qyteti i Shkupit, është se qytetarët mund t’i dorëzojnë llogaritë fiskale për biçikleta të blera ose monopatinë elektrike nga 1 janari i këtij viti, njofton Portalb.mk.

Mjetet që do t’i subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në shumë prej 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se tre mijë denarë për person, dhe 30 për qind të vlerës së monopatinës, por jo më shumë se shtatë mijë denarë për person, përfshirë edhe tatimin personal të të ardhurave. Sipas mjeteve të planifikuara financiare, Qyteti i Shkupit këtë vit do të japë subvencione për rreth 2.800 biçikleta dhe rreth 215 monopatina elektrike.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 30 nëntor 2020 ose deri në realizimin e mjeteve, dhe do të zbatohet sipas parimit e “kush vjen i pari shërbehet i pari”.

Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020 për këtë qëllim janë parashikuar dhjetë milion denarë, nga të cilat 8,5 milionë denarë të cilat do të dedikohen për biçikleta, ndërsa 1.5 milionë denarë për monopatinat elektrike, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button