Kështu është planifikuar të harxhohet fondi evropian prej 66 milionë eurove në Maqedoninë e Veriut
Bashkimi Evropian, përmes Mekanizmit për mbrojtje civile siguroi 66 milionë euro për përballje me pasojat që i shkaktoi virusi korona, të cilat do të destinohen në fusha të ndryshme.
· 4 milionë euro për materiale urgjente mjekësore
· 3 milionë euro për mbështetje buxhetore
· 9 milionë euro mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vjeshtë
· 40 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke llogaritur edhe masat për punësim
· 10 milionë euro për nevoja të mundshme shëndetësore dhe nevoja urgjente potenciale.
Dërgesa e parë prej katër milion euro, ku kemi materiale urgjente mjekësorë, duke përfshirë respiratorët, do të realizohet nesër. Javën e ardhshme pritet të realizohet mbështetja buxhetore prej tre milionë euro
Ndryshe, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut me 250 milionë euro në menaxhimin e pasojave të koronavirusit të ri (COVID-19).
Komisioni Evropian (KE) propozoi që të sigurohen tre miliardë euro për mbështetje të 10 vendeve, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, prej atje vlerësojnë se pakoja e tillë është e nevojshme që të kufizohen pasojat negative ekonomike dhe sociale nga kriza shëndetësore me virusin korona. Për Maqedoninë e Veriut, KE-ja propozon që të ndahen 160 milionë euro, për Shqipërinë – 180 milionë, për BeH-në 250 milionë euro, për Kosovën – 100 milionë euro, për Malin e Zi – 60 milionë euro.
LEXO: KOVID-19, BE-ja ka mobilizuar ndihmë të mëtutjeshme për Maqedoninë e Veriut
LEXO: Calavera: BE dhuroi komplete testimi në RMV, Shqipëri, Kosovë dhe B&H
LEXO: Kyçyk: Ballkani Perëndimor është prioriteti i vetëm tjetër i BE-së krahas koronavirusit
LEXO: BERZH do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut me 250 milionë euro në luftën kundër COVID-19
LEXO: KOVID-19, KE-ja propozoi pako 3 miliardë eurosh për 10 vende, 160 milionë euro për RMV-në