KOVID-19, BE-ja ka mobilizuar ndihmë të mëtutjeshme për Maqedoninë e Veriut

Pas kërkesave të Maqedonisë së Veriut për ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së në luftën kundër virusit korona, BE-ja po bashkërendon dhe bashkëfinancon shpërndarjen e dërgesave të ndihmave në BE dhe vendet fqinje. Austria po dërgon doreza, dezinfektuese dhe gjësende tjera në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Ky virus nuk njeh kufi dhe të punojmë së bashku është mënyra e vetme që ta ndalojmë këtë. Unë jam mirënjohës për Austrinë për gjestin e solidaritetit evropian. Qendra jonë për Përgjigje Emergjente punon 24/7 për të mbështetur shtetet anëtare dhe miqtë tanë më të ngushtë”, tha komisioneri për Menaxhim me Kriza, Janez Lenarçip.

Maqedonia e Veriut do të marrë 5 gjeneratorë (nga 14 kilo-volt-amper), 25 tenda familare, 200 dyshekë, 1.000 batanije, 500 parcela higjienike dhe 500 komplete për shtretërit (për një përdorim).

Kjo është pjesë e mbështetjes së përgjithshme të BE-së për vendin dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, që përfshin ndihmë edhe për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button