Dënim për 15 qytetarë të Gostivarit për mosrespektimin e masave kundër virusit korona, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike – Gostivar propozoi dënimin e 15 qytetarëve të Gostivarit për shkak të mosrespektimit të masave të Qeverisë së RMV-së për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët akuzohen se nuk kanë respektuar orën policore, si një masë shëndetësore kundër përhapjes së epidemisë.

Bazuar në nenin 206 të Kodit Penal, qytetarët duhet të zbatojnë masat shëndetësore që i përcakton Qeveria gjatë kohës së epidemisë.

Prokuroria propozoi që dënimi i tyre të jetë i barabartë me 100 gjoba ditore.

Ndryshe, nga 2.000 euro është propozimi i Prokurorisë Themelore Publike Shkup për t’i gjobitur 19 persona të cilët natën e kaluar e kanë shkelur orën policore.

Në gjithë Maqedoninë e Veriut, Prokuroria themelore publike prej 17 marsit deri më 16 prill ka propozuar dënim për 1,019 qytetarë për mosrespektimin e masave të Qeverisë së RMV-së në luftimin e virusit korona, siç parashikohet në nenin 206 të Kodit Penal.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button