Italia publikoi rezultatet e 24 orëve të fundit në lidhje me virusin korona

Italia po vijon me hapa pozitivë drejt uljes së bilancit tragjik të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, transmeton OraNews.

Sot ajo shënoi një tjetër rekord në numrin e personave të shëruar në 24 orë, ku 2,943 kanë lënë spitalet. Gjithsej 54,543 persona kanë fituar betejën kundër COVID-19.

Edhe numri i viktimave ka pësuar ulje në krahasim me një ditë më parë. Në 24 orë u shënuan 437 viktima ku gjithsej janë 25,085 të vdekur.

Pavarësisht se disa ditë më parë u regjistrua ulje në numrin e të infektuarve në 24 orë, sot u raportuan 3,370 raste të reja duke e çuar numrin total në 187,327.

Edhe numri i pacientëve në rradhët e terapisë intensive është ulur, ku ditën e sotme numërohen 87 më pak.

Aktualisht në spitale ndodhen rreth 2,384 pacientë që po u nënshtrohen përkujdesjes mjekësore.

Në të gjithë vendin deri më tani janë kryer 1,513,251 tampone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button