Syzet in për verën 2013

Një palë syze dielli me stil mund të bëjnë çdo veshje të duket më e bukur. Kur vjen puna tek moda verore, syzet e diellit janë aksesori juaj më i nxehtë. Po, cilat janë dizajn klasik ‘in’ këtë verë? Përgjigjen e pyetjes tuaj do e japim ne, sepse kemi hulumtuar shumë trended e fundit të syzeve dhe kemi rënë në konkluzion se këtë verë triumfojnë tre stilet e syzeve klasike të cilat janë : stili Aviator, udhëtar dhe Clubmaster. Stile të cilat pa kurfar problemi do kombinohen me stilin tuaj, qoftë ai më klasik, më i thjeshtë, apo elegant.

Stili aviator
Që kur njerëzit panë Tom Cruise në filmin Top Gun me një palë syze aviator u dashuruan me këtë model. Dizajni i tyre i thjeshtë dhe korniza e madhe bëjnë që këto syze të jenë shumë te popullarizuara edhe këtë vit. Këto syze vazhdojnë të ngelen të preferuarat nr 1 edhe nga meshkujt edhe nga femrat në gjithë botën. Fakti më kryesor është që e bën fytyrën tuaj të merr një formë ndryshe dhe sexy.

Stili udhëtar
Ky dizajn klasik i 1950-ës ishte popullor me të famshmit Marilyn Monroe dhe John F. Kennedy. Forma e tyre këndore dhe projektimi i guximshëm i bëjnë më të theksuara tiparet e fytyrës suaj. Ato gjithmonë janë të bukura në ngjyrën origjinale të zezë, por nëse dëshironi një pamje unike, zgjidhni ngjyrat e tjera, sepse kjo verë ju lejon të bëni eksperimente nga më të ndryshmet përveç ngjyrave në rrobat tuaja, ju guxoni pa kurfar problemi të zgjidhni syze të kuqe, të kaltërta, të verdha dhe të gjelbërta sepse këto janë dhe ngjyrat që e karakterizojnë sezonin veror.

Clubmaster
Ky dizajn preferohet nga Malcom dhe Beyonce. Një dizajn i thjeshtë, por që ofron një pamje retro që kërkon pak grim dhe një qëndrim për t’i mbajtur. Ky stil i syzeve besoni se do e tërheq vëmendjen e njerëzve afër jush të cilët do ju pyesin dhe do interesohen menjëherë për syzet tuaja. Në dallim nga dy stilet e lartpërmendura, clubmaster kane një formë unike jo aq të mëdha që do ju bëjnë të dukeni me shumë stil dhe shije në plazh dhe kudo që të jeni.

Lajme të ngjashme

Back to top button