#NoWasteMK është tema e “Fundjavës së modës” që do të mbahet në 2 dhe 3 tetor
Fundjava e modës është ngjarja më e madhe e modës në vend e cila këtë vjeshtë do të mbahet për herë të 24 -të. Për herë të parë këtë vit qendra e eventit të modës do të jetë jo vetëm Shkupi por edhe Manastiri dhe Shtipi. Fundjava e modës do të zhvillohet edhe online, në profilet e mediave sociale të Fashion Weekend Shkup. Fillimi i programit është paralajmëruar me agjendë më 2 tetor në ndërtesën e Stacionit hekurudhor në Manastir, në klubin “Jagoda”, transmeton Portalb.mk.
Kjo është në përputhje me programin #NoWaste i cili do të mundësojë krijimin e koleksioneve të frymëzuara nga krijimi përmes riciklimit. Të gjitha materialet janë pjesë të përpunimit të mbeturinave që përshtaten në mënyrë të përkryer me idenë konceptuale të projektit.
“Projekti është shkrirje e aktiviteteve fizike dhe virtuale, të realizuara me grant nga Circular Design Assembly, ndarë nga Këshilli Britanik me lehtësim nga Ellen MacArthur Foundation”, qëndron në faqen zyrtare të Skopje Fashion Weekend.
Kjo nismë revolucionare dhe novatore rrjedh nga sllogani „Beyond the Fields“ i cili lidh veshjen dhe ushqimin si dy industri të palidhura.
“Moda e qëndrueshme mund të shfaqet edhe nën termin ‘slow fashion’, kurse ne po eksplorojmë lidhjen mes saj dhe termit ‘slow food’ në të njëjtën kohë duke treguar se si mund të ndërthuren dy konceptet e një të ardhmeje frytdhënëse”, thonë nga organizata e Fundjava e modës Shkup.
Siç njoftojnë nga atje, ngjarja e modës do të mbahet në frymën e situatës pandemike, kështu që të gjitha koleksionet do të prezantohen përmes videove digjitale me shfaqje dhe adresim nga stilistët, ndërsa pjesët do të vendosen në shourum dhe ekspozita.
Me programin janë paraparë edhe diskutime në tryezë të rrumbullakët që do të eksplorojnë dhe diskutojnë tema të qëndrueshmërisë.
Ndryshe, Fundjava e modës sivjet përgatitet në bashkëpunim me Shoqatën maqedonase të modës (Macedonian Fashion Association).
Këto dy ditë kushtuar modës në Maqedoni do të prezantohen punimet e gjithsej 30 krijuesve, të cilët siç thonë nga organizata e Fundjavës së modës, janë ndryshues të rregullave të lojës në biznesin e modës.
Stefanija Naseska, Evgenija Zafirovska, Hana Zeka – Fight or Flight brand, Four Twenty Two, KTN, Son of Salome, Mirjana Josifoska, Robert Ivanovski, Luna Aditeya janë vetëm disa nga dizajnerët krijimet e të cilëve do të kemi mundësi t’i ndjekim këtë vit.