(VIDEO) Rrahje mes policisë dhe “Komiti”

Derisa në stadiumin në Shkup arena “Filipi i Dytë” po zhvillohej ndeshja në mes Vardarit dhe Steaua nga Bukureshti, dhjetëra persona kanë përfunduar në spital.

Me shkopinj gome, shqelma dhe shok bomba policia kanë “luftuar” me huliganët e tifo grupit “Komiti”, pasi tifozët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe plastike ndaj policisë.

Ndër të plagosurit ka gra dhe burra të cilët aksidentalisht janë gjetur nëpër baret e vendosura në afërsi të stadiumit. Incidentet janë ende në vazhdim, dhe policia është duke u përpjekur për të rivendosur rendin rreth “Parkut të Qytetit”.

Shumica e tifozëve nuk arritën të hyjnë në ndeshje, ndërsa më parë ata kishin sulmuar me gurë autobusët e tifozëve rumun, incident i cili ka ndodhur në afërsi të hoteli “Aleksandar Palace”, ku dy ditë me radhë kanë qëndruar futbollistët mysafir. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button