O prite prite Skëndërbeun (VIDEO)

Kampionët e Shqipërisë, Skëndërbeu nga Korça, ka arritur të kualifikohet për në turrin e tretë të Ligës së Kampionëve. Një arritje e madhe, e cila merr akoma më shumë vlerë duke parë që kanë eliminuar një kundërshtar që në letër ishte sigurisht favorit. Gjithçka është vendosur në minutën e 116-të të ndeshjes, ku një goditje e fortë jashtë zone nga nigeriani Nuredin Orelesi ka përfunduar në rrjetën e Neftchi Baku, gol që ka thyer shterpësinë dhe ka ngritur në qiell gjithë Korçën.

Kështu Skëndërbeu bëhet e para skuadër shqiptare që arrin në turrin e tretë të Ligës së Kampionëve, dhe tashmë përballë do të kenë kampionët e Azerbaxhjanit, Shakhtar Karagandy, që ka eliminuar bjellorusët e Bate Borisov. Ky kualifikim i skuadrës së Mirel Josës i jep mundësi atyre të sigurojnë minimalisht 1 milionë euro të ardhura, dhe katër ndeshje të tjera në Europë. Nëse Skëndërbeu eliminohet në turrin e tretë, atëherë ata vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Europa League në fazën e play off. në këtë ndeshje edhe pse pritej të aktivizohej shkupjani Muzafer Ejupi, për habi ai nuk ka qenë as në mesin e futbollistëve rezervë të skuadrës.

Nga ana tjetër skuadra kampione e Maqedonisë, Vardari ka treguar se është shumë e dobët për Evropë, duke pësuar disfatë edhe në shtëpi nga Steaua e Bukureshtit me rezultat 2:1 (5:1).

Lajme të ngjashme

Back to top button