I dështon vetëvrasja për shkak të peshës së madhe

Një grua nga një qytezë në provincën kineze Shandong, ka dështuar në tentativën e saj për vetëvrasje për shkak të mbipeshës.

Ajo ndihej fajtore pasi mendonte se ishte përgjegjëse për shkatërrimin e 2.700 metrave katrorë të kultivuar me patate në pronësi të familjes, për të cilat mendonte se nuk ishte kujdesur si duhet.
Në depresion gruaja u hodh në një pus, por për shkak të përmasave të saj ngeci vetëm pak metra larg grykës, transmeton NOA.

Duke parë se nuk ia dilte dot, thirri për ndihmë, prej nga doli vetëm me disa gërvishtje. Gruaja ka thënë se ndihej e turpëruar për veprimin e saj dhe është shprehur e kënaqur që tentativa dështoi.

Lajme të ngjashme

Back to top button